Është nj prej figurave më të dashura televizive. Ka shumë vjet në skenë dhe vazhdimisht drejton projekte të mëdha.
Ledion Liço moderatori i televizonit Top Channel në Shqipëri, që tani po drejton spektaklin The Voice of Albania, nuk ka shumë kohë që është bërë edhe baba.
Ai dhe partnerja e tij Sara Hoxha, kanë sjellë në jetë muaj më parë djalin që e pagëzuan me emrin London Noor.
Mirëpo, nuk është vetëm Sara ajo që kujdeset për të birin. Një pjesë të rëndësishme në këtë mes zë edhe Ledioni. Në disa video të publikuara në Instastory nga Sara, ai duket shumë i ëmbël teksa përkund të birin për të fjetur./Prive.al