Tayna e Dafina Zeqiri mike të mira, këtë e dëshmojnë komentet mes tyre (FOTO)

By

Pavarësisht faktit se kohëve të fundit, reperet shqiptare që u shfaqën befas në skenën muzikore kanë plot mosmarrëveshje me njëra tjetrën, dikush me dikë është edhe mike.

Tayna mund të ketë qenë një emër që u sulmua shpesh nga koleget e saja si Fifi e Arta Memedi , por sapo u zbulua ndoshta e vetmja mike nga estrada që ajo ka.

Në mes Taynas dhe këngëtares së famshme shqiptare, Dafina Zeqirit, paska miqësi dhe këtë e zbuloi një fotografi e tyre e përbashkët me ca miq, ndër të cilët është edhe Lumi B.

Imazhin e tyre e ka postuar edhe vet Tayna në Instagram, ku shihet e përqafuar me Dafina Zeqirin. /Prive.al

E përveç kësaj fotografie më të vjetër që e dëshmon miqësinë mes tyre, janë komentet e Dafina Zeqirit të shkruara në fotografitë e Taynas, që e dëshmojnë se dyshja janë duke u bërë goxha shoqe.

A do të thotë kjo që mund të presim ndonjë bashkëpunim nga to?

Artikuj të ngjashëm