Koha kur Soni ishte një bjonde (FOTO)

By

Ndryshe nga muzika, eksperimentet sa i përket pamjes së jashtme kanë qenë mjaft të pakta në numër nga ana e këngëtares Soni Malaj.

Por, pavarësisht këtij fakti, si çdo njeri tjetër edhe ajo nuk mund të mbetej totalisht prapa në këtë aspekt.

Vite më parë ajo bëri diçka të tillë edhe atë duke ndryshuar drastikisht ngjyrën e flokëve.

Nga një zeshkane natyrale siç ishim mësuar ta shohim, Soni u kthye në një bjonde super të bukur e cila në pak kohë u rikthye përsëri në normalitet.

E për ndryshim në fjalë duket se mori malli përsëri këngëtaren nga Shqipëria e cila përmes Instagramit u kthye prapa në kohë duke u fiksuar pikërisht në këtë periudhë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm