Kjo është kënga me të cilën Era nisi karrierën (VIDEO)

By

Ndër të paktat këngëtare shqiptare që arriti të dalë jashtë vendit me muzikën e saj.

Duke u dëgjuar në shumë vende të botës e në Kosovë top artiste, Era Istrefi ka depërtuar me një shpejtësi marramendëse në tregun muzikor duke u bërë qartazi më e “mira ndër shoqe”.

Por a e mbani mend cila ishte kënga e saj e parë?

“Mani për Money”, ishte kënga që ajo solli para 3 vitesh, duke prezantuar një stil krejt ndryshe dhe duke përqafuar stili reggae të muzikës.

Më pas në vitin 2014, ajo e solli këngën “A po don”, “E dehun” dhe “13”, duke vazhduar me “Njo si ti”, “Shumë Pis” bashkë Me Ledri Vulën dhe me superhitin që i doli i artë “Bonbon”.

Kënga e fundit e saj “Redrum” ka dalë të jetë suksesi i radhës, ndonëse nuk ka shpërthyer si “Bonbon” që i siguroi interpretime në televizionet e Gjermanisë e Francës.

Artikuj të ngjashëm