A kanë menduar për emër të djalit Adelina dhe Vali?!

By

Si e ftuar në edicionin special të NIN në Klan Kosova, Adelina Ismaili deklaroi se ka pasur mbi 300 opsione për emër vajze mirëpo nuk ka arritur të vendosë akoma për emrin e djalit të saj.

Këngëtarja deklaroi se këtë pjesë ia ka lënë Valit mirëpo edhe ky i fundit nuk po i ndihmon meqenëse nuk kanë vendosur akoma.

Kuptimi i emrit do jetë gjithsesi me domethënie shqiptare por  nuk do jetë kombinim i emrave.

Adelina u shpreh kundër ekspozimit të bebes në rrjete sociale duke thënë se nuk janë si Kim Kardashian për të ekspozuar çdo gjë në rrjete sociale meqenëse nuk dëshiron të jetë në këtë pjesë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm