Dyshja e njohur, Almeda e Tolgagan Sayisman, afro një muaj më parë bënë hapin më të rënësishëm të lidhjes së tyre, martesën.
Tashmë kur ka kaluar një kohë e konsiderueshme nga ajo ditë çifti po vazhdojnë të qëndrojnë në SHBA, vend në të cilin mbajtën edhe ceremoninë e tyre të martesës.
E mes shumë aktiviteteve dyshja shpesheherë po gjejnë kohë edhe për shetitje në disa prej vendeve më të bukura atje.
Natyrisht shumica e këtyre lëvizjeve po kryhen me makinë andaj muzika me ose pa dëshirë është shndërruar në një shoqërues të denjë të tyre.
Përpos muzikës turke çifti janë parë duke dëgjuar edhe këngën ‘Bonbon’ të Era Istrefit e cila duket se është ndër më të preferuarat e tyre.
Almeda me këtë rast ka treguar se pavarësisht se tashmë është një nuse Turqie, traditat dhe kulturën shqiptare nuk do t’i harrojë kurrë. /Prive.al/