Rrëfimi i Dafinës mbi ëndrrën amerikane: ‘Më në fund’

By

Lançimi i videoklipit të ‘Four Seasons’, këngës së parë të Dafina Zeqirit për tregun ndërkombëtar ka arritur të marrë vëmendjen e mediave përtej oqeanit.

Ka qenë portali FADER ai që i ka kushtuar një shkrim të shkurtër këngëtares duke e trajtuar atë si yll në ngjitje në Amerikë e me suksese siç thuhet në Shqipëri dhe Suedi.

‘Duke e pasur parasysh që ky është debutimi im amerikan, unë doja të shfaq një anë që më duhet akoma ta shfaq përmes artit. Tashmë më në fund mund të bëj muzikën që gjithmonë kam dashur të bëj‘ – ka deklaruar Zeqiri për FADER.

Tutje, në intervistë ajo ka treguar se sa është lidhur emocionalisht menjëherë me të dëgjuar projektin ‘Four Seasons’ me emocionet që ndërrojnë si stinët.

Ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të bukur nga i cili na mbetet akoma mjaft shumë për të dëshmuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm