Surpriza e Dafinës me ‘Four Seasons’ nuk mbaron me kaq!

By

Në orët e hershme të mëngjesit me kohën tonë lokale, Dafina Zeqiri nga SHBA-të publikoi projektin e parë të saj ndërkombëtar ‘Four Seasons’ në iTunes.

Por surpriza nuk mbaron me kaq!

Prive.al mëson nga burime të sigurta se edhe publikimi i videoklipit tashmë është çështje ditësh, në mos orësh.

Siç edhe kemi raportuar ekskluzivisht kaherë, respektivisht në muajin Tetor, reperi French Montana do jetë pjesë e videoklipit dhe kjo është vulosur edhe nga traileri i shkurtër ku këngëtarja shihet afër Montanas.

Ndryshe, French krahas punës së tij në rrafshin muzikor njihet edhe si i dashuri i dikurshëm i modeles Kendall Jenner. 

Se a do jetë prezenca e tij në klip, e mundësuar nga lidhjet e përbashkëta të producentëve ‘magnet’ për sukses e vëmendje për Dafinën kjo mbetet të shihet…

.

Artikuj të ngjashëm