Ndalesa e pashmangshme e Afronës dhe Bleros në Amerikë!

By

Të shkosh në Amerikë e të mos vizitosh studion e Fadil Berishës është sikur të mos vizitosh tokën e ëndrrave fare.

Pas disa ditëve me koncerte përtej oqeanit tek të cilat këngëtari Blero mori me vete edhe të dashurën, Afronën, ndalesa gjatë kthimit ka qenë e pashmangshme.

Dyshja sot janë takuar me fotografin, sipas të gjitha gjasave edhe për t’i shkrepur disa foto.

Foto nga takimi, këngëtari ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale ku mes tjerash e ka falemnderuar Berishën për mikpritjen.

Një set i përbashkët i çiftit definitivisht nuk do të ishte një ide e keqe. 

Artikuj të ngjashëm