Reperi nga Shqipëria, Noizy në kuadër të lëvizjeve të tij të vazhdueshme së fundmi ka qenë tejet i angazhuar me koncerte.
Megjithatë, rrethanat kanë bërë që ai të mos duket shpesh në Prishtinë.
Nga skandali i madh i rrahjes me Noizyn ai ka qenë vetëm për dy-tre herë të tjera e kjo ka bërë që reperi të ndjejë mall.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ai ka deklaruar se i ka munguar Prishtina të cilës i është kthyer në përvjetorin e nëntë të shpalljes së Pavarësisë.
Ndryshe, në postimin e bërë për pavarësinë e Kosovës, reperi e ka quajtur shtetin më të ri në Europë si ‘lali i vogël’. /Prive.al/