Ky është kolegu që Dafina Zeqiri e do më së shumti tash e 12 vite (FOTO)

By

Dafina Zeqiri, ndër vite si pjesë e tregut muzikor shqiptar mund të ketë pasur përplot miqësi që herë kanë vazhduar më gjatë për t’u prishur më pas e herë janë harruar shpejt.

Mirëpo një miqësi dhe respekt reciprok i ka rezistuar më shumë se një dekade.

Bëhet fjalë për miqësinë mes Dafinës dhe Ermal Fejzullahut e cila është rikthyer në vëmendje me një postim të bërë së fundmi nga këngëtarja.

Ajo ka treguar respektin e madh për këngëtarin përmes një postimi në Instagram ku ka treguar se Ermali është i preferuari i saj tash e 12-13 vite.

Krahas Fejzullahut si personalitet dhe mik i çmueshëm, Dafina ka një dashuri të madhe edhe për baladat e këngëtarit.

Kohë më parë, ajo kishte postuar një video tek e cila interpreton vetë ‘Për një dashuri’ që përbën një prej projekteve muzikore të saj më të prefereruara. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm