Fillon numërimi mbrapsht për BBV Kosova – Çfarë mund të presin nga nata e parë?

By

Përgatituni për emocione të forta para ekranit, lot, atmosferë e surpriza unike, pasi spektakli gjigant që vjen për të parën herë në Kosovë, Big Brother VIP, është fare pranë jush.

5 DHJETOR – është data kur ekrani do t’ju rrëmbejë para vetes për të mos ju lëshuar deri në fund – kjo pasi që PO, po fillon formati i shumëpritur Big Brother VIP Kosova, i cili edhe rrugëtimin e tij po e nis pikërisht në javën e parë të muajit të festave si një dhuratë magjike për ju.

Nata e 5 dhjetorit kur edhe do të futen banorët e parë në shtëpinë unike të punuar me përkushtim , do të jetë e mbushur me befasi nga më të ndryshmet dhe do të jetë super spektakolare.

Kasti i shtëpisë do të ofrojë për publikun dimensione të ndryshme të personaliteteve të tyre dhe do të ju prezantojë me anë të karakterit, të cilin ju nuk keni pasur rastin t’ua njihni më parë.

Edicioni i parë i reality shoë Big Brother VIP Kosova do të transmetohet përmes ekraneve të Klan Kosova dhe ArtMotion, ndërsa pritet të sjellë sensacion në botën e medias në vend.

5 dhjetori po afron dhe numërimi mbrapsht ka filluar! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm