Kë prej fytyrave tona publike e gjeti ‘SINGLE’ ky ‘Shën Velentin’

By

Kur kemi hyrë tashmë në ditën e cila shënon festën e Shën Valentinit shumë nga figurat tona publike kanë filluar me urimet e tyre për personat e zemrës.

Por, kjo festë  nuk mund të themi se i zuri të gjithë këto figura publike me partnerë afër vetes.

Ka edhe prej atyre që statusi ‘Single’ po u duket më i përshtatshëm tash e një kohë.

Lista e gjatë e artistëve beqar nis me këngëtaren e njohur Genta Ismajli e cila që prej përfundimit të lidhjes së saj me Milot Binakun vite më parë nuk është se ka bërë publike ndonjë rast tjetër.

I tillë po del të jetë edhe reperi Mc Kresha i cili ka kohë që statusin e beqarit e ka përvetësuar dhe po e mban me plot përgjegjësi të pandryshuar.

Që nga ndarja e tij me Tunën, reperi Cozman nuk është ‘rehatuar’ më pranë ndonjë vajze tjetër kështu duke mbetur akoma beqar.

Pjesë e këtij grupi është edhe Majki i cili mauj më parë i dha fund lidhjes së tij me bukuroshen Majlinda Zeka, lidhje e cila mendohej të zgjaste më shumë.

 

Edhe dy emnaket e skenës sonë, Dhurata Dora e Dhurata Ahmetaj janë beqare tash e një kohë andaj festa në fjalë i gjeti që të dyja “Single”.

Statusin e beqares në këtë ditë të veçantë të të dashuruarve e gëzon edhe këngëtarja Zanfina Ismaili e reperi Ledri Vula të cilët fokusin kryesor e kanë kthtyer tek karriera e tyre.

Kjo listë prej dhjetë artistëve beqar përmbyllet me këngëtaren Enca e cila as nuk po e çon nëpër mendje të lidhet me ndonjë mashkull duke i’u përkushtuar plotësisht muzikës.

Shpresojmë që vitin e ardhshëm të kemi progres në këtë aspekt pasi që vitet po ikin e këtë fakt nuk është se po e marrin me nxitim artistët tanë. /Prive.al/

 

 

 

Artikuj të ngjashëm