Dua shkëlqen në Grammys (VIDEO)

By

Nëse deri vonë, ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy ishte një luks për audiencën shqiptare që shpesh përpëlitej për të gjetur ndonjë link për transmetim në kohë reale, gjërat kanë ndryshuar shumë tashmë.

Falë vajzave tona që kanë kapur majat ndërkombëtare ose janë me një synim të tillë, Grammy është ‘populluar’ me shqiptarë.

Pos Elvana Gjatës, këtë vit e pranishme ka qenë edhe Dua Lipa.

Këngëtarja e njohur me një fustan të zi që e shfaqte shumë elegante dhe ndryshe prej asaj që jemi mësuar ta shohim zakonisht, definitivisht ka shkëlqyer.

Videoja e mëposhtme nuk u lë hapësirë fjalëve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm