Ku u zhvendos me familjen Lyrical Son?!

By

Reperi i njohur, Lyrical Son, ka kohë që është bërë baba nga martesa e tij me Gresën, bashkëshorten e tij e cila po vazhdon të ndajë jetën e saj mes Chicagos e Prishtinës.

E me këtë fakt edhe për reperin në këto destinacione janë mjaft të shpeshta e çka i lidh edhe më tepër ata me atë vend është edhe vendlindja e vajzës.

Çifti zgjodhën që vajza e tyre të lindte atj, vend të cilin e konsideronin si idealin pasi që i plotësonte të gjitha kushtet që i nevojiten një procesi të tillë.

Sidoqoftë ditë më parë përkoi të jetë edhe një nga ditët më speciale të artistit, ditëlindja, e të cilën duket se ai qëllimisht zgjodhi që me familjen e ngushtë ta priste në Chicago.

Nuk dihet edhe sa do të zgjasë kjo vizitë e tij mirëpo një detaj që po vërehet në fytyrën e tij është se ai po ndjehet mjaft i plotësuar pranë më të dashurve të tij. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm