Çka po e porosit Blero – Sinan Hoxhën?

By

Paraqitja e mbrëmshme tek emisioni ‘Xing me Ermalin’ e Sinan Hoxhës me bashkëshorten, Andrrën pati vëmendje goxha të madhe.

E kjo vëmendje nuk ishte vetëm nga publiku por edhe kolegët e Sinanit.

Ka qenë miku i tij, Blero ai që e ka ndjekur mbrëmë emisionin dhe madje nuk ka përtuar të shkrepë fotografi.

Ai e ka zënë këngëtarin në një pozitë ku duket sikur do ta ‘grushtojë’ prezantuesin Ermal Mamaqi e kjo ka qenë edhe arsyeja e mbishkrimit të këngëtarit në rrjete sociale me doza të shakasë.

Blero kësaj rradhe s’duhet marrë seriozisht./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm