Çka po ndodh me duetin e Noizyt me Çiljetën

By

Dy vjet e gjysmë pas lansimit të trailerit të këngës Gangsta Love, dyshja Noizy e Ciljeta duket se më në fund janë afër finalizimit të projektit. Këngëtarja e ka paralajmëruar publikimin e duetit përmes një fotoje në rrjetin social Instagram. Ajo në skenën e fundit të xhiruar të videoklipit shihet në krahët e Noizy-t teksa në postim nuk harroi të falemnderojë të gjithë ata që u angazhuan në realizimin e këtij projekti i cili në Youtube vetëm si trailer ka arritur të tejkalojë shifrën e një milionë klikimeve. Shpresojmë që Ciljeta e Noizy kësaj rradhe ta kenë marrë seriozisht lançimin e këngës, sepse me gjithë stërzgjatjen, fansa të shumtë ende po e presin me padurim./Prive.al/

Artikuj të ngjashëm