Afrona e nis ditën me një mesazh tejet emocionues për Bleron!

By

Çifti i njohur i skenës sonë, Afrona e Blero, po vazhdojnë të mbajnë primatin e njërit prej çifteve më të njohura e më të komentuara shqiptare.

Lidhja e tyre tashmë është padyshim ndër temat më të diskutuara në show bizin shqiptar andaj edhe çdo lëvizje e tyre krijon lajm i cili tërheq një vëmendje mjaft të madhe.

Dita e sotme e gjeti tashmë të fejuarën e këngëtarit në një gjendje emocionale mjaft të mirë teksa ajo zgjodhi që me disa fjali t’i shprehë edhe njëherë dashurinë atij.

Këto janë fjalët që Afrona i shkroi Bleros: “I dashur bashkëshort i ardhshëm, unë dua të mësoj gjithçka për ty edhe nëse kjo gjë do të më merrte tërë pjesën time tjetër të jetës. E sidomos nëse kjo gjë më merr pjesën tjetër të jetës. Të dua, bashkëshortja jote e ardhshme”. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm