Që prej nisjes së lidhjes e më pas bërjes së saj publike, reperi Getoar Selimi me qëndrimin e tij të ‘hekurt’ në rrjete sociale nuk është se ka reflektuar shumë nga dashuria që ka për personin e zemrës, Marinën.
Ndonëse imazhet nuk kanë munguar, fjalët e mira kanë qenë kryesisht në raste ditëlindjesh apo të momenteve tjera të veçanta.
Megjithatë, sonte, Geti më romantik se asnjëherë tjetër, i ka pasur dy fjalë për prezantuesen bukuroshe.
Në një imazh përkrah saj, ai i është referuar si grua, siç edhe ka bërë paraprakisht.
‘Unë dhe gruaja ime bukuroshe’ – ka qenë përshkrimi i imazhit i cili është pasuar me shumë komente e pëlqime mes ndjekësve në rrjete sociale. /Prive.al