Reperi Gent Fatali që muaj më parë u konsolidua si pjesë e Max Production pas përmbylljes së kapitullit me Authentic Entertainment ia ka dalë mirë me ekipin e ri.
Ai bashkë me Samantën solli një prej hiteve të verës, ‘Na e dina’ teksa sukses i konsiderueshëm u llogaritën edhe disa projekte tjera si ‘Fishekzjarre.
E në projektin e rradhës, reperi nga Kosova do vijë më në fund, vetëm!
Kënga e titulluar ‘Ex’ (në anglisht për ish-in) nga pak sekonda sa ka ndarë me publikun do e sjell Gentin më melankolik në një projekt që trajton një dashuri të dështuar.
Meqenëse nuk dihet shumë për jetën private të reperit, nuk mund të thuhet me saktësi se a është ky projekt reflektim personal por e sigurtë është se kënga që do publikohet nesër do jetë një sukses në vete, nga cfarë mund të dëgjohet në pak sekonda të trailer-it të publikuar së fundmi. /Prive.al
https://www.youtube.com/watch?v=yW2jbcZY9gM