Materialet e Prive në Zvicër, me një tjetër rekord të ri të shikueshmërisë

By

Disa javë më parë, me opsionin e ri të trending në Youtube, kanali zyrtar i Prive ia bëri ‘sefte’ me materialin ekskluziv më këngëtaren Shyhrete Behluli e cila për të parën herë fliste për arsyet e prishjes së miqësisë me Shkurte Fejzën.

Videoja u rendit e teta duke lënë prapa videklipin e Britney Spears efinalen e tenisit mes Novak Djokovic.

Por, një tjetër rekord është regjistruar me materialet e kësaj të Shtune.

Materiali i intervistës 60 Sekondëshe më Afrona Dikën e Vlorijan Halilit ka arritur të rangohet si i shtati ndër videot më të shikuara në Zvicër së fundmi.

Edhe kronika tjetër, mbi familjen Muqiqi e gazetares Maki Bajrami gjithashtu ka arritur të zë vend në trending.

Një falemnderim i vecantë shkon për të gjithë shqiptarët në Zvicër që na ndjekin duke arritur të na rangojnë mes videove zvicerane dhe projekteve muzikore. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm