Gold AG nuk kursehet: Ja me cilën figurë të njohur tallet publikisht! (FOTO)

By

Reperi i njohur, Gold AG, përpos sukseseve që ka arritur deri më tani gjatë karrierës ai është përcjellur shpeshherë edhe nga disa raste që kanë marrë vëmendje mjaft të madhe.

Me apo pa dashje Goldi shpeshherë ka ditur të jetë kryetemë e mediave rozë ndonëse jo për lidhjet e tij të dashurisë por për shkaqe tjera.

Mbrëmja e kaluar e gjeti atë duke ironizuar me analistin e njohur Kastriot Myftaraj i cili ishte i ftuar në emisionin Zone e Lire për të debatuar mbi një çështje mjaft të ndjeshme.

E duket se qëndrimet e tij nuk i kanë pëlqyer aspak reperit i cili i frustuar edhe nga analiza të tjera të Myftarajt i cili njihet për qëndrimet e tij anti muslimane ka vepruar në një mënyrë mjaft interesante.

Ai përmes aplikacionit ‘Snapchat’ gjatë debatit në TV, pikërisht Kastriotit i ka vendosur disa filtra të cilat ishin jo fort të këndshme.

Fotografitë e mëposhtme tregojnë më qartë edhe ngjarjen në fjalë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm