Një ndër emrat më të përfolur gjatë muajve të fundit padyshim ishte ai i resë së Shyhrete Behlulit, Leartës.
Ajo u shndërrua në një personazh mjaft të përfolur për shkak të vëmendjes së madhe që mori dasma e saj.
Sidoqoftë tashmë edhe pse ceremonia e dasmës ka përfunduar ‘fama’ po e përndjek atë duke vazhduar të jetë temë kryesore e shtypit rozë.
Njejt pritet të ndodhë edhe sot për shkak se për të është një ditë mjaft e veçantë.
Bëhet fjalë për festën e ditëlindjes teksa ajo mbush plot 23 vite ndërsa nuk dihet nëse ngjarja në fjalë do të festohet në të njejtat nivele sikur dasma. /Prive.al/