Këngëtari Blero Muharremi me zhvillimet e reja në jetën private të tij, një gjë ka pasur prioritet.
Fjala është për vajzën e tij, Tarën, lumturia e të cilës ka mposhtur çdo lloj kalkulimi.
Brenda mundësive, Blero i dedikon princeshës së tij kohë të mjaftueshme për lojë, mësim e argëtim duke i transmetuar asaj dashurinë pa kushte.
E një gjë të tillë duket se tenton ta bëj edhe Afrona Dika, partnerja bukuroshe e këngëtarit Blero Muharremi që shihet tejet e afërt me princeshën e vogël.
Kjo reflektohet edhe në fotografinë që mban këngëtari në telefonin e tij.
Aty shfaqet Tara teksa i jep puthje Afronës, si një simbolikë e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes dy vajzave.
Edhe në intervsita paraprake, këngëtari i hitit ‘A thu’ vazhdimisht kishte deklaruar se marrëdhënia e Tarës dhe Afronës është për çdo lëvdatë. /Prive.al/