Reperi shqiptar Judovnik Boshnjaku i njohur me nofkën artistike Çartani ka pësuar një aksident komunikacioni me makinë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi i cili fatmirësisht ka shpëtuar ndonëse me disa lëndime serioze.
Përmes një fotografie ku shfaqet me mikun e tij, poashtu pjesë e aksidentit ai ka shprehur gëzimin se mund të ketë mundësinë të vazhdoj të jetojë sërish.
Aksidenti serioz dhe lëndimet e marra kanë bërë që Çartani të mos merret me muzikë përgjatë javëve në vazhdim, por planet janë për t’u rikthyer pas pauzës siç edhe ka deklaruar në postimin e bërë.
Çartani ka pësuar frakturë në krahun e majtë teksa miku i tij shihet me lëndime në faqe të shkaktuara nga përplasja. /Prive.al/