Vritet reperi i njohur

By

Reperi amerikan Young Dolph ka vdekur pasi u qëllua teksa po vizitonte një dyqan biskotash në Memphis, sipas policisë.

Policia e Memphisit tha në një deklaratë: “Informacionet paraprake tregojnë se viktima është Adolph Robert Thornton, Jr” (emri i tij i plotë), por shtoi “ky informacion do të konfirmohet pasi të ketë përfunduar procesi i identifikimit”.

Një dëshmitar okular tha se muzikanti, i cili publikoi albumin e tij debutues, King of Memphis në vitin 2016, u qëllua teksa hynte në Makeda’s Homemade Butter Cookies.

Sipas TMZ, një e shtënë është qëlluar nga dritarja.

Reperi, i cili ka bashkëpunuar me 2 Chainz, Megan Ty Stallion dhe Gucci Mane, la pas dy fëmijë.

Fans, kolegë artistë dhe miq kanë bërë homazhe për artistin jashtëzakonisht të pavarur.

Artikuj të ngjashëm