Blero ‘zihet ngushtë’, komenton ndarjen nga Afrona

By

Prej javësh, ndarja e Bleros dhe Afronës nuk është më një sekret.

Prive raportoi nga burime të sigurta pranë tashmë ish-çiftit se bëhet fjalë për një ndarje përfundimtare mes tyre.

Deri tani, as njëri e as tjetri nga protagonistët, nuk kanë preferuar të flasin.

Përkundër kërkesave të fansave, thirrjeve për intervista, ata kanë zgjedhur heshtjen.

Por, një event tjetër në të cilin rastistëm Bleron, s’kishte si të na ikë. Në dasmën e futbollistit të mirënjohur Arbër Zeneli, i ftuar ishte këngëtari.

Prive pos urimeve për çiftin më të ri, e pyeti edhe sa i përket Afronës.

Ndiqeni të plotë në vijim prononcimin e Bleros, i gjendur papritur në pyetjet për Afronën, ndërkaq ju rikujtojmë se materialin e plotë nga dasma, do mund ta përcillni të premtën e ardhshme në Prive, me fillim nga ora 22:00 në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm