Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Eneda Tarifa tash e një kohë të gjatë ka qenë në dilema mjaft të mëdha sa i përket një detaji në fytyrën e saj.
Bëhet fjalë për një lloj ‘puçre’ në fytyrën e saj të cilën artistja kishte kohë që po planifikonte t’a hiqte përmes ndërhyrjeve kirurgjikale.
Dilemat vazhdonin të ishin prezente teksa vetëm së fundmi ajo ka marrë vendimin final të cilin e tregoi edhe në Instagram.
Ajo ka vendosur që të mos e heq detajin i cili për vite me rradhë po i krijonte dilema të shumta në kokën e saj.
Ky është edhe arsyetimi i saj sa i përket kësaj çështje: “Mbas nje lufte te madhe me veten “ta heq apo mos ta heq pucren ne lule te ballit”, vendosa ta mbaj.Ne fund te fundit kush te do, te do siç je. Jane imperfeksione te kendshme dhe njerezore.#duajeveten #femer” /Prive.al/