4 vite bashkë: Përvjetori i ëmbël për çiftin shqiptar (VIDEO)

By

Ajo është njëra nga këngëtaret e cila karakterizohet nga një zë mjaft i veçantë , me një karrierë mjaft të bujshme e cila nuk u përndjek asnjëherë nga lajme apo skandale për jetën private.

Ishte 12 dhjetori i vitit 2012 kur Vesa Luma, në fshetësi e larg syrit mediatik përveç kamerës së emisonit’ Prive’  zhvilloi ceremoninë e fejesës me reperin Big Basta.

Tashmë 4 vite pas çifti janë të martuar e shfaqen të lumtur përkrah njëri tjetrit, e këtë lumturi pa dyshim e ka shtuar dhe ardhja në jetë e djalit të tyre, Lianit.

Vesa përmes një postimi në Instagram ka shprehur bekimin e dashurinë e madhe që ka për bashëkshortin, teksa këto janë fjalët e shkruara nga nga këngëtarja pikërisht në përvjetorin e tyre:

“Te dua se je njeriu me i mire ne bote,se me gjithe qenien punon per gjerat qe do,se vetem TI di te me besh te qeshi edhe kur mund te jem teper e merzitun,e adhuroj momentin kur e shoh Lianin si mbeshtetet ne krahet e tua.. Sot 4 vjet te thash PO ,dua te jem e jotja pergjithmone! Dhe sot,jam krenare me dashurine tone te sinqerte e cila shtohet cdo sekond! Te dua shume@bigbastaofficial #12.12.12”

Për të gjithë ju që keni harruar si ka qenë ceremonia e fejeses shikoni storien e mëposhtme të përgatitur nga gazetari Vlorian Halili.

Artikuj të ngjashëm