Ndër këngëtarët më të rinj në skenën muzikore shqiptare, ai arriti që qysh me projektin e parë të fitoj vëmendjen e publikut.
Më pas, falë punës, kreativitetit dhe atributeve të tjera, Alban Ramosaj u bë shpejt një prej emrave më të pëlqyer.
E mbrëmjen e sotme, ai ka fituar cmimin e parë në karrierë, atë të tendencës që dhurohet nga festivali ‘Kënga Magjike’.
Kjo e ka lumtuar shumë artistin i cili atë ia ka dedikuar familjes teksa krahas falemnderimeve tjera ai e ka falemnderuar edhe Aurorën, ish të dashurën të cilës ia ka dedikuar tre këngët e para dhe albumin e plotë që vjen së shpejti.
Ky është postimi i plotë i artistit:
Shume i lumtur, aq shume sa spo me dilnin fjalet. (Ju kerkoj ndjese per kte)
Kete çmim ja dedikoj familjes time, eshte cmimi im i pare. Mam, Trixa..faleminderit per cdo gje.
Fansat me te mire ne bote qe perher i kam aty per mbeshtetje!
@elevatetoday dhe @vikkraja per produksionin dhe orkestrimin!
Sigurisht ty Aurora qe shkrova jo vetem kte keng por nje album te tere fale teje.
Nje falenderim i vecant per @jonipeci per veshjen ! S’jam duk ndonjeher me bukur!
Argh!!! Shume emocion!