Çfarë po e bën bashkë Luana Vjollcën me grupin Babastars?! (FOTO)

By

Përpos raporteve të ngushta familjare me anëtarin kryesor të Babastars, Luana, pritet të jetë mjaft e afërt edhe me artistët tjerë të grupit.

E kjo për faktin e vetëm se ajo do të jetë të ftuar në një turne koncertesh në SHBA pikërisht së bashku me grupin në fjalë.

Kujtojmë se me këtë rast Luana do të nisë edhe një aventurë të re në karrierën e saj atë të mbajtjes së koncerteve pasi që deri më tani kishte refuzuar të praktikonte një gjë të tillë.

Sigurisht zgjedhja duket mjaft e bukur pasi të fillosh një aventurë kaq të rëndësishme në njërin prej vendeve më të bukur në botë është diçka tejet speciale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm