Është mbushur pothuajse 1 vit qysh nga koha kur këngëtarja e njohur, Arta Bajrami, lansoi projektin e saj të fundit.
Mjaft aktive në rrjete në sociale por e kundërta ndodhte me angazhimet e saj në prurje të reja teksa anash nuk linte për asnjë moment angazhimet e shumta me mbrëmje muzikore.
Sidoqoftë kësaj periudhe ‘boshe’ sa i përket projekteve të reja nga ana e këngëtares po i vie fundi kjo pasi Arta u pa në studion ‘Arbasound’ njëherit tek vëllau i saj Don Arbas i cili deri më tani është përkujdesur për krijimet e saj.
Nuk dihet nëse projekti i ri do të lansohet gjatë këtij viti apo ajo po pret që një gjë të tillë ta bëjë në fillim të vitit të ardhshëm. /Prive.al/