Sonte në qendër të Shkupit shumë emra të njohur të muzikës shqiptare janë mbledhur për të festuar 104 vjetorin e pavarësisë.
Në mesin e tyre s’kishte se si të mungonte edhe Tuna që performon në qytetin e saj të lindjes.
E ky organizim ka bërë që të jetë shkas i një takimi me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliun që ka qenë tejet e komentuar me gjestin në Kuvend kur zbathte këpucët gjoja për të qëlluar në shenjë në të njejtën kohë kur Tuna përmendej me zogun e saj.
Këtë situatë e ka deklaruar vetë Tuna me shaka në fotografinë ku shprehet: ‘Thojshin që zogu i Tunës e këpuct e Ganes s’kanë konkurence’. /Prive.al