Një tjetër këngëtare investon në dukje: Ja ndryshimi që e ka zbukuruar

By

Linda Halimi dhe nocioni ndryshim shpesh duken të jenë sinonime të njëra-tjetrës.

Kjo për faktin se këngëtarja e njohur ka arritur të transformohet nga një vajzë e re mbipeshë në një femër seksi që ka dhjetëra kilogramë më pak krahasuar me periudhën para pesë apo gjashtë viteve.

Por Linda duket të ketë bërë edhe një tjetër ndryshim së fundmi duke investuar në buzëqeshjen e saj.

Halimi, që po jeton në Amerikë duket se i ka mbushur dhëmbët përmes teknikave më të fundit dentale.

Buzëqeshja e sotme e Lindës dallon mjaft krahasuar me vetëm pak muaj më parë kur ajo garonte në ‘American Idol’.

Tutje, këngëtarja ka ‘spastruar’ komplet profilin e saj në Instagram duke mos lënë as edhe një foto të vetme nga buzëqeshjet e dikurshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm