Mesazhi i nënës së mikut të aksidentuar të Ergi Dinit! (FOTO)

By

Kejdi Halili ishte një  pasionant i motorëve dhe këtë mund ta vëreni sapo të hyni në profilin e tij.

Ishte pikërisht motori pasioni i tij më i madh i cili i mori jetën atij dhe mikut të tij Ergit.

Pak kush prej nesh dimë që Kejd Halili ishte i biri i gazetares së njohur, poete e njëkohësisht pedagoge në Universitetin e Tiranës, Ernestina Halili.

Në një intervist vite më parë për ‘Revistën Psikologjia’  Ernestina shpalos mardhënien nënë-bir ku tregon problemet e adoleshences, e gjitha sfidat që kalojnë por në një pjesë të intervistës ajo tregon dashurinë e madhe për të birin.

‘Por, kur ai shtrihet e mbyll sytë e bukur me qerpikë të gjatë, unë e puth dhe mendoj se ashtu e kam ëndërruar që ditën që u ngjiz. Kejdi po burrërohet shpejt, në shtat e në mendje. Dhe raporti im është ai i një nëne që fëmijët e saj i ka në dritë të syrit, edhe pse kjo sjell bezdisje për ta, shpesh apo ndonjëherë.’ (Intervist e shkëputur nga Revista Psikologjia)

Artikuj të ngjashëm