Policia e Tiranës raportoi sot se rreth orës 21:20 në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së “Bllokut”, drejtuesi i motorit me targa “AP 105” dhe pasagjeri pas tij ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrëzuar.
Të aksidentuarit janë Kejdi Halili dhe Ergi Dini, fituesi i X Factor 3.
Ky i fundit, fare pak minuta para vdekjes kishte postuar në rrjetin social Instagram një postim i cili rezulton 2 orë përpara nga Instagrami (në ora 23:43).
Në të, Ergi i qeshur kishte ndarë një foto nga Roma ku një tregtar tentonte ta bindte për të blerë produktin.
‘3€ mtha oferta funit ?’ – është mbishkrimi mbi fotografinë nga udhëtimi prej të cilit Ergi ishte kthyer sot bashkë me motrën. /prive.al