Dje pasdite. në ambientet e një prej hoteleve të reja në Tiranë u mbajt një festë përallore e tipit ‘baby-shower’ për djalin e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços që pritet të vij në jetë së shpejti.
Në një event të organizuar nga Class të menduar deri në detaje në prani të një numri solid të pjesëmarrësve, baby shower më i bukur në Shqipëri do mbahet mend gjatë.
Eventi do ngel në mendje, jo vetëm për dekorin por edhe për disa detaje që zbulonin diçka e në të njejtën kohë jo dhe aq për foshnjën që do të lindet së shpejti.
Në një kënd të restorantit ishte mbishkrimi ‘Baby L on the way’.
Kjo i bie se çifti sipas të gjitha gjasave ka vendosur për emrin e djalit që do nis me shkronjën L, sikurse vetë babai.
Mes tjerash, është zbuluar edhe periudha kur pritet të vij në jetë djali meqenëse në formën e kuizit janë përfshirë një interval datash prej 20 Dhjetorit deri me 7 janar. /Prive.al/