Bukuroshja shqiptare që tash e një kohë po jeton në Turqi, Almeda Abazi, brenda mundësive të saj kohore nuk humbet rastin për të kaluar disa ditë në Shqipëri.
Malli për familjen bën që iteneraret Stamboll – Tiranë të jenë të shpeshta.
Por, të tilla nuk janë fotot e bukuroshes e cila tregohet e rezervuar në këtë pjesë duke mos zbuluar shumë.
Përjashtim ka qenë një imazh me motrën dhe nënën ku është kuptuar edhe gjeni i bukurisë që mbizotëron në familje.
Por, krahas bukurisë ajo që ka rënë në sy është edhe pamja e nënës që nuk dallon pothuajse aspak nga dy vajzat.
Për të sqaruar konfuzitetin, nëna është e para nga e majta teksa motra e Almedës është në mes! /Prive.al/