Publikohet video e re: ‘Shtatzënia’ e Elvanës sërish në vëmendje

By

Pas darkës së Valdrin Sahitit me bashkëpunëtoret e tij më të mira dhe jo vetëm, me datë 13 Nëntor, ajo që pasoi ishte një vrull i raportimeve që në shënjestër kishin Elvana Gjatën.

Këngëtarja e njohur u tha se është shtatzënë marrë shkas nga vakti që dukej me barkun e fryrë teksa e ulur në karrige po shijonte atmosferën në darkë.

Vetë protagonistja, si rëndom, nuk preferoi të prononcohet në lidhje me thashethemet, por ato u demantuan fillimisht nga Prive.al e më pas edhe nga Lori Hoxha si ‘zbuluesja’ e rastit.

E tashmë kur ky spekulim pa asnjë bazë të vërtëtë u largua vëmëndja e publikut, ka qenë Julka Gramo, këngëtarja që po punon tash e një kohë në radio, e cila bashkë me kolegun e saj Arjon Muçan kanë ironizuar pak me raportimet e portaleve.

Duke pasur Elvanën pranë në ambientet e NRG Radio, dyshja kanë ‘marshuar’ drejt barkut të këngëtares së hitit ‘Njësoj’ për të dëshmuar se ajo nuk është me barrë.

Video është postuar në rrjetet sociale duke shkaktuar mes tjerash edhe shumë të qëshura. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm