Zaimina publikon një pjesë të tekstit nga projekti i ri (FOTO)

By

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, kohën e fundit ka qenë mjaft e angazhuar me biznesin e saj duke lënë kështu anash pak muzikën.

Por duket se kësaj pauze tashmë i erdhi fundi e si shenjë e parë e këtij riaktivizimi ishte edhe pjesmarrja e saj në videoklipin e këngëtarit Blero ku u shfaq shkëlqyeshëm e tepër në formë.

Bashkëpunimi mes dyshes nuk mbaron me kaq pasi që ata së shpejti do të vijnë në një duet të cilin po e punon producenti Prygo Music.

Zaimina u pa në studion e producentit së bashku me Bleron teksa ajo nuk hezitoi të ndajë edhe një pjesë të tekstit nga projekti i ri i me ndjekësit e saj në Instagram.

Më poshtë keni edhe fotografinë e publikuar nga vetë këngëtarja ku shihet edhe teksti i projektit të ri. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm