Këngëtarja Elvana Gjata zuri sërish vend në media sot për shtatzëni!
Në herën e dytë brenda pak muajve, u tha se këngëtarja po pret të bëhet nënë.
Shkas ishin fotografitë e publikuara në portale, të nxjerra komplet nga konteksti ku duket barku i fryrë në Snapchat-in e Lori Hoxhës.
Në fakt, bëhet fjalë për një video që shfaq komplet veshjen e Elvanës e cila kur është ulur shkaku i modelit duket se tek pjesa e barkut është fryrë.
Nga burime të afërta me këngëtaren, Prive.al ka arritur të mësoj se nuk bëhet fjalë për shtatzëni.
Lidhja tjetër që u krijua me postimin e para pak ditëve të Flori Mumajesit gjithashtu nuk qëndron. Kjo për faktin se barku në videon e postuar është thjeshtë koincidencë e dërguar rastësisht nga fansat dhe në asnjë mënyrë barku i këngëtares.
Shumë zhurmë për asgjë, SËRISH! /Prive.al/