Nga dita e sotme SHBA do të kenë një emër të ri si president të tyre, fjala është për Donald Trump një figurë mjaft e njohur edhe shumë vite përpara kandidimit të tij.
Miliarderi amerikan është i njohur për bizneset e tij të shumta e disa prej tyre bëjnë pjesë edhe fushën e modës.
Bëhet fjalë për ‘Trump Models’ e cila është themeluar vite më parë dhe është njëri ndër agjensionet më të mira në New York si dhe spektaklin e bukurisë Miss Universe ku në to kanë kaluar edhe disa nga emrat më të njohur të bukurisë shqiptare.
Mirjeta Shala, Zana Krasniqi, Diana Avdiu, Angela Martini, Marigona Dragusha janë vetëm disa nga emrat e bukurosheve shqiptare të cilat kanë qenë dhe janë pjesë e bizneseve të tashmë Presidentit Trump.
Por përveç gjinisë së bukur afër tij ka qenë edhe fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha i cili për disa vite rradhazi ka qenë fotograf zyrtar i Miss Universe spektaklit të Donald Trump.
Për më tepër mund t’i shikoni fotografitë e mëposhtme. /Prive.al/
1.Zana Krasniqi
2.Diana Avdiu
3.Angela Martini
4.Fadil Berisha