Këngëtarja e famshme: Njerëzit po martohen pa dashuri! (VIDEO)

By

Këngëtarja e famshme shqiptare, mendon se njerëzit në epokën që ne po jetojmë, po kurorëzojnë martesë pa pasur dashuri.

Këtë deklaratë ajo e bëri në  njërën ndër dasmat më madhështore të showbiz-it shqiptar, të Orinda Hutës e Turjan Hysajt.

Aurela Gaçe goditi me këto fjalë në një intervistë dhënë për emisionin Prive, ku i dëshiroi çiftit fat e mbarësi, por mbi të gjitha i komplimentoi për dashurinë e tyre.

“E rëndësishme është që ata i japin fund beqarisë sepse duhen. Përndryshe nuk do të ndjehesha shumë e lumtur brenda vetes nëse do ishte ndryshe. Kemi të bëjmë me një kohë kur shumë pak njerëz martohen për shkak të dashurisë. Kështu që unë uroj që kjo dashuri të ju zgjasë përjetësisht, derisa ata të bëhen me thinja. Le të plaken bashkë”, ka thënë Aurela.

Ajo ishte e ftuar në mesin e suhmë fytyrave publike, që kishin ardhur të festonin bashkë me ciftin në natën më të rëndësishme të jetës së tyre. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm