Këngëtarja e njohur Rona Nishliu ka vite tashmë që është prezente në skenën tonë.
Edhe pse jo shumë produktive në muzikë këngëtarja ka dashur që më tepër t’i kushtojë rëndësi kualitetit se sa numrit të produkteve që ajo sjell.
E shumica prej nesh e kujtojmë atë gjatë përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovision në vitin 2012 teksa u shndërrua në pjesmarrësen më të suksesshme shqiptare në atë kompeticion duke marrë komente mjaft pozitive edhe nga gjyqtarë ndërkombëtarë.
Krahas karrierës këngëtarja zhvillon edhe jetën e saj private teksa merret me aktivitete të ndryshme.
Ajo nuk mbetet prapa as në rrjete sociale ku ëshë mjaft aktive nga ku sot zgjodhi të bëjë një rikthim prapa në kohë.
Rona publikoi një fotografi teksa shihej në vitin 2004 gjatë spektaklit të dikurshëm për zbulimin e talentëve “Ethet”.
Duket se nostalgjia për kohën e vjetër është më se aktuale tek këngëtarja e cila jo rrallë herë na kthen prapa në kohë me kujtime të tilla. /Prive.al/