2TON feston ditëlindjen: Ja surpriza që i’u bë artistit

By

Reperi 2Ton mbrëmë me të kaluar ora 00:00  shënoi një ditë mjaft të veçant të jetës së tij.

Bëhet fjalë për ditëlindjen ku artisti mbushi plot 27 vite e për të treguar mbi këtë rast special ai zgjodhi profilin e tij në Instagram ku publikoi një fotografi mjaft provokuese teksa shihet dora e një femre e siç e don tradita një pjesë e tortës përfundoi ne fytyrën e tij.

Artoni sa i përket jetës së tij private ka qenë gjithmonë i rezervuar për mediat andaj dora e vajzës në fotografi hap plot enigma të reja.

E në mesin e të ftuarëve përveç vajzës në fjalë në këtë festë ishin dhe miq të tjerë të reperit për të bërë kështu ditëlindjen e tij një natë të paharrueshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm