Bukuroshja nga Argjentina, Camila Barraza, e cila u shpall fituese e Miss Universe Kosova për këtë vit pas suksesit në spektaklin në fjalë po vazhdon intenzivisht punën e saj.
Së fundmi ajo publikoi një fotografi në profilin e saj në Instagram e ku u pa teksa ishte duke u bërë gati për një set të ri fotografik.
Ajo u shpreh se ndjehet mjaft e lumtur me punën e bërë teksa me padurim po pret të shohë edhe rezultatet.
Bukuroshja duket e shkëlqyeshme edhe këtë herë teksa po kryen edhe përgaditjet e fundit pasi që kujtojmë se ajo do të përfaqësojë Kosovën në spektaklin e madh të bukurisë Miss Universe i cili do të mbahet më 30 janar të vitit 2017 në Ishujt Filipine. /Prive.al/