Gili dhe Iliri në shëtitje: Cilin qytet zgjodhën ta vizitojnë dyshja

By

Këngëtarja e famshme e mjaft e dashur për publikun shqiptar, Gili, ka mbushur pothuajse 1 vit pa publikuar diçka të re.

Projektet e saja të fundit u lansuan pikërisht në fund të vitit të kaluar nëpër programet e ndryshme festive të vitit të ri.

Pavarësisht këtij fakti angazhimet e saja me mbrëmje muzikore kanë qenë të shumta pasi që dimë edhe për bagazhin e gjerë muzikor që gëzon këngëtarja.

E dita e sotme e sheh atë larg angazhimeve muzikore duke zgjedhur kështu udhëtimin si diçka për tu relaksuar teksa po viziton qytetin e bukur të Shkupit së bashku me bashkëshortin e saj tekstshkruesin e mirënjohur Ilir Beranin.

Çifti duket se po kalojnë një ditë të mrekullueshme atje teksa nuk hezituan edhe të publikojnë një fotografi nëpër rrjete sociale. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm