Artistët që trashëguan profesionin nga prindërit e tyre

By

Ndër vite kemi parë e përcjellë një numër të madh artistësh të cilët me apo pa dëshirë janë bërë pjesë e përditshmërisë sonë.

Shumica prej tyre filluan të merren me muzikë në moshë shumë të re e kjo për të vetmin fakt, dashurinë që kishin ndaj muzikës dhe dëshirën për të qenë i suksesshëm.

Por në realitet kemi edhe raste të tjera ato kur artistët tanë kanë shkuar hapave të prindërve të tyre duke zgjedhur kështu edhe të njejtin profesion sikurse ata.

Talenti që trashëguan nga paraardhësit ishte një bonus i madh që ata posedonin e duke i shtuar kësaj edhe faktin se ishin fëmijë të fytyrave publike mundësia e depërtimit në publik ishte shumë më e lehtë.

Ermal Fejzullahu tashmë këngëtar mjaft i njohur e i dashur për publikun hapat e parë në karrierë i filloi së bashku me motrën e tij në moshë shumë të re me këngën ‘Trashe trashe’ e ky fillim i hershëm ishte ndoshta edhe zgjedhje e bërë nga këngëtari duke marrë si shembull baban e tij këngëtarin e famshëm Sabri Fejzullahun. Rruga drejt famës për këngëtarin ishte natyrisht më e lehtë pavarësisht asaj se talenti nuk i mungoi asnjëherë.

Albatrit Muqiqi zgjodhi të ndjekë hapat e prindërve të tij që të dy këngëtarë mjaft të njohur të muzikës popullore. Nysret Muqiqi dhe Merita Spahiu ndoshta u bënë shkas që djali i tyre të zgjedhë profesionin e njejtë me ta. Talenti i tij në këtë fushë u vërejt qysh herët teksa këngëtari po e dëshmon vazhdimisht veten e tij dhe se nuk është thjesht çështje fati fama dhe suksesi që ai gëzon.

Korab Shaqiri i biri i këngëtarit mjaft të njohur Ilir Shaqirit hyn në listën e këtyre personave që nga prindërit nuk trashëguan vetëm gjenet por edhe profesionin e tyre. Artisti ka dëshmuar deri më tani që është mjaft i talentuar dhe i suksesshëm teksa këtë fushë ai zgjodhi edhe ta studiojë duke u diplomuar më vonë.

Listës së madhe i shtohen tashmë dy emra femrash mjaft të njohura e super të suksesshme. Bëhet fjalë për Nora dhe Era Istrefin të cilat si model kanë ndjekur profesion e nënës së tyre zonjës Suzana Tahirsylaj duke dëshmuar tash e disa vite veten si dy prej këngëtareve më të mira shqiptare teksa talenti që gëzojnë ato natyrisht se është edhe falë nënës së tyre.

Pra një pjesë shumë e madhe e artistëve tanë provuan që profesionin e tyre t’ia trashëgojnë fëmijëve derisa disa prej tyre e arritën qëllimin duke nxjerrë më të mirën nga ta teksa një numër mjaft i madh i artistëve ndikuan edhe negativisht tek fëmijët e tyre duke u bërë kështu pengesë e madhe në rrugën e tyre drejt suksesit duke lënë kështu ata gjithmon hijen e tyre. /Prive.al/

Albatrit dhe Nysret Muqiqi

Korab dhe Ilir Shaqiri

Nora Istrefi, Era Istrefi dhe Suzana Tahirsylaj

 

Artikuj të ngjashëm